Rritje e çmimit të energjisë, paralajmërohen protesta e bojkotim të pagesës

Një peticion është iniciuar kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike paralajmëruar për 15%. Sipas aktivistëve, ata do të organizojnë edhe protesta por edhe bojkotimin e pagesës së rrymës

Komentet për rekomandimin e rritjes së tarifave për 15%, në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka kohë të dërgohen deri me datë 28 mars.

Megjithatë, këtë veprim jo të gjithë kanë vendosur ta bëjnë meqë kundërshtimin e tyre po e planifikojnë në mënyra të tjera.

Aktivisti i shoqërisë civile Luan Hasanaj ka filluar një peticion online #Asnjecentmeshume  në të cilin kundërshton rritjen e këtyre tarifave.

Përveç këtyre i njëjti qëllim ka veprime edhe më të ashpra.

”Hapi tjetër do jetë protesta, mirëpo jo vetëm protesta  ka edhe diskutime tjera, jemi duke menduar që të nisim një fushatë që do iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotohet pagesa e energjisë elektrike nëse veç ky vendim merret”, ka thënë Luan Hasanaj, Iniciues i peticionit.

Hasanaj thotë që përveç pagesës shtesë së energjisë elektrike kjo ka efekt zinxhiror të pashmangshëm.

Kjo do pasohet me rritje të çmimeve pothuajse në çdo sektorë qoftë në prodhimtari, qoftë në industri, qoftë në rritjen e çmimeve nëpër markete, qytetarët do të ndikohen edhe më shumë e në anën tjetër nuk kemi veprime të cilat do balancojnë këtë rritje siç janë rritja e pagave”, ka thënë Luan Hasanaj, Iniciues i peticionit.

Pikërisht për këtë ndikim dhe mundësi të rritjes së çmimeve, ekonomistët thonë se duhet reagim më i madh, meqë është më i papërballueshëm sesa vetë pagesa e energjisë elektrike.

Do rritet kostoja e prodhimit, fabrikat që prodhojnë do t’i rritin kostot e prodhimit shkak që do rriten kostoja edhe për ta, do rritet kostoja e shportës së konsumatorit për produktet bazë sikurse te buka, meqë furrat veprimin e parë do bëjnë rritjen e çmimit të saj”, ka thënë Bashkim Mustafa, Ekonomist.

Çmimi i energjisë elektrike ka rënë në tregjet ndërkombëtare por megjithëkëtë, Bordi i ZRrE-së ka propozuar që nga 1 prilli të shtrenjtohet për 15 për qind çmimi i rrymës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika