Rrjetet sociale vlerësohen sfidë e sigurisë kundrejt kodifikimit

Rreth e Rrotull

Një nga personazhet e njohura në rrjetin social “TikTok” është arrestuar këtë të martë [me 30 prill], nën dyshimet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë të mitur.

E lidhur me këtë temë, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” kanë diskutuar avokati Valdet Hoxha, psikologe Atifete Syla dhe sociologe Flaka Imeri.

Avokati Valdet Hoxha ka thënë se në Kosovë duhet të nxjerrën rregullore të ndryshme që t’i kufizojë rrjetet sociale aq sa është e mundur nëse nuk mund të bëhet bllokimi total i tyre.

“Po të mos ishte sfidë, as SHBA-të nuk do të trajtonin me seriozitet TikTok, që të shitet, ose të ndalohet përdorimi i tij në këtë vend. Tiktok është shndërruar në sfidë të sigurisë kombëtarëve të shteteve, pse jo edhe ndërkombëtare. Prandaj, me të drejtë, mbyllja e platformës do të ishte më e bukur, por si shtet e kemi të pamundur, por që duhet të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke u kordinuar me partnerët ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë rregullore të ndryshme për ta kufizuar për aq sa është e mundshme dhe duke kombinuar edhe aspektin social. Aspekti social po ndikon te këta persona që po vendosin këto video. Është habitëse se si vetë personat e tillë me zë dhe me figurë argumentojnë këto vepra, të cilat jo vetëm që janë të pahijshme, janë edhe të padënueshme”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, çështja e rrjeteve sociale është sfidë, sepse relativisht janë platforma të reja dhe kodifikimi nuk ec në një hap me zhvillimin shoqëror.

“Ka një kodifikim të drejtës te secili shtet dhe parashihen situatat e ndaluara. Dhe për sjellje të tilla edhe sanksione penale, çështja e rrjeteve sociale janë sfidë sepse relativisht janë platforma të reja dhe kodifikmi nuk mund të ecë në hap me zhvillimin shoqëror në përgjithësi. Prandaj varet se sip or që është e sigurt që janë të ndaluara dhe të  dënueshme”, tha Hoxha.

Ndërsa, sociologia Flaka Imeri e ka parë të nevojshme bllokimin e rrjeteve sociale, sidomos të “TikTok-it”, sepse shoqëria është vendosur në një krizë identiteti nga degradimi që po iu bëhet.

“Po ta kisha fuqinë do ta bllokoja dhe si rrjet social nuk do të lejoja të ekzistojë, sepse ka degranduar dhe ka vnuar shoqërinë në një krizë identiteti. Mënyra se si po përdoret dhe se çka po shfaqet aty”, tha Imeri.

Imeri shtoi se rrjetet sociale në Kosovë janë totalisht të pakontrolluara dhe normalisht veprimet e “pahijshme” na shoqërojnë.

Sociologia për rastin e lartcekur tha se ishte të “dhimbshme” dhe të “turpëshme” pamjet në fjalë, por që i gëzohet arrestimit të tij.

“Secili mund të gjejë një alternativë sepse asgjë nuk është e turpshme të punohet me nder për t’i mbuluar shpenzimet e jetës, mirëpo jo të zgjedhësh trupin tënd apo të abuzosh dikë në mënyrë që të përfitosh materialisht. Ne jemi krijuar njerëz, jemi krijuar me shumë përparësi dhe aftësi për të na dalluar nga gjërat e tjera”, shtoi ajo.

E psikologia Atifete Syla për arrestimin e tiktokerit të famshëm gjatë ditës së martë ka thënë se personazhi ka çrregullime të theksuara dhe se është një individ i cili është produkt i dhunës dhe neglizhencës emocionale.

“ Për fëmijun ka me pas pasoja të rënda të shëndetit mendor, duke filluar nga ankthi, depresioni, mendimet lënduese, veprimet lënduese deri te vetëvrasja. Ndërsa për “Valmir Bossin” ka çrregullime shumë të theksuara dhe se është një individ i cili është produkt i dhunës, i neglizhencës emocionale dhe gjithashtu mungesa e nevojës, kujdesit, prandaj ka nevojë patologjike për vëmendje. Në fëmijëri ka pasur një neglizhencë totale dhe padyshim ka qenë i ekspozuar ndaj dhunës”, shtoi Syla.

Psikologia veçoi se rrjetet sociale kanë vënë në pah natyrën dhe fenomenet e njerëzve se deri kur munden të bëjnë diçka për tërheqjen e vëmendjes.

“Rrjetet sociale kanë vnu në pah natyrën dhe fenomenet e njerëzve. TikToki ka të bëjë me njerëz që kanë nevojë patologjike për vëmendje. Kur e ka atë nevojë për të arritur vëmendjen, ai është në gjendje në çdo formë, veprim dhe çmim vetëm për të arritur atë vëmendje. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore, dhe duhet pasur kujdes të shtuar sidomos me TikTok, për arsyeje mos me u infiltru edhe të rinjtë apo fëmijët sepse ka shumë efekte negative.”

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika