Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon t’u hiqet licenca infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas rastit të ndodhur në Shtëpinë e Pleqve ”Orenda”, në qytetin e Pejës, që lidhur me këtë RrGK ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë heqjen e licencave për infermieret që kanë qenë të përfshira në këtë rast, si dhe nga Policia është kërkuar që të arrestohen infermieret e përfshira dhe ato të marrin dënimin që meritojnë

Rrjeti i Grave të Kosovës, Ilustrim





Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve që kanë qenë të përfshira në rastin e fundit të ndodhur në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky reagim i RrGK-së ka ardhur pas rastit të ndodhur në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar nga një infermiere. Ndërsa në videon e shpërndarë, shihet se infermieret e tjera nuk kanë ndërhyrë për ndërprerjen e rastit.

Kësisoj, RrGK ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që t’i hiqet licenca e operimit qendrës “Orenda”, pasi sipas Rrjeti i Grave të Kosovës, në këtë qendër ndodh keqtrajtimi me persona të moshuar.

Tutje, RrGK ka ftuar Policinë e Kosovës që të veprojë me përgjegjësi të plotë, duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme, dhe ka ftuar njashtu edhe organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin, e infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin denimin e merituar.

”Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor ”, thuhet në njoftimin e RrGK-së.

Krahas kësaj, RrGk njashtu ka bërë thirrje që gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës, në mënyrë që e ajo të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme.

”RrGK bën thirrje që gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850”, ka përfunduar RrGK.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika