Rrokulliset kamioni në rrugën Shkup – Bllacë

Një kamion tërheqës është rrokullisur mëngjesin e së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë.

Siç bën të ditur MPB-ja, nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi aktual dhe doganor”, ​​thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika