Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti rrugor në Gjilan, të hënën e 24 korrikut.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima po e drejtonte traktorin teksa është rrokullisur.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.