Një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes me traktor në Malishevë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e një nëntorit.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
“Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka pësuar vet drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.