Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se automjeti ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura.
“Sipas informacioneve fillestare, një veturë ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura. Si pasojë, shoferi ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Zahiti.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut po heton shkaqet e aksidentit.