Rrufeja godet dy persona në Rahovec, njëri nga ta vdes

Si pasoj e kushteve atmosferikë rrufeja i ka goditur dy persona në fashtin Zatriq të Rahovecit, ku njeri nga ta ka mbetur i vdekur ndërsa viktima tjetër është jashtë rrezikut për jetë, kurës që të dy këtë janë shtetas turkë

ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Portalin D, se gjatë ditës së hënë të gjashtë qershorit, rreth orës 15:30 ka pranuar një thirrje në stacionin policor të Rahovecit, ku ishin njoftuar se në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, dy persona ishin goditur nga rrufeja.

Vdekjen e personit, i lindur në vitin 1988, shtetas turk, e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërsa, personi i lënduar nga rrufeja është i lindur në vitin 1994 edhe ka qenë bashkëkombës i viktimës, i cili fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK në Prishtinë.

ilustrim, pasojat e goditjes nga rrufeja

Sipas mjekut kujdestar të QKUK-së, gjendja e të lënduarit në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar hetimi i vdekjes” thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, si pasojë e kushteve të liga atmosferike edhe në Prishtinë, gjatë të hënës së gjashtë  qershorit, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga lisi, ndërsa viktima tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetën.

Një person humb jetën në Prishtinë si pasojë e rrëzimit të një lisi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika