Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet në QKUK

Si pasojë e shkarkimeve të rrufesë është goditur një person nga Rahoveci, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Ilustrim

Një person është goditur nga rrufeja në fshatin Fortesë në Rahovec dhe i njëjti për shkak të lëndimeve është përcjellë menjëherë në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj, ka thënë se personi i goditur nga rrufeja është në gjendje të rëndë.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë (Fortesë). Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve kanë humbur jetën edhe dy persona tjerë.

Ndërsa, IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës që ka reshje atmosferike me bubullima.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika