Rruga Podujevë-Prishtinë, Aliu: Kemi marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri Murati

Rruga Podujevë-Prishtinë, Aliu: Kemi marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri Murati

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga minsitri i Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ai gjatë konferencës për media, potencoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit.

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha ai.

Aliu u shpreh se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika