Rruga Prizren-Tetovë, Gashi ngre dyshimet: Ka indikacione se persona të afërt me pushtetin po blejnë tokë

Analisti Astrit Gashi ka theksuar se ka indikacione se persona të afërt me pushtetin po blejnë tokë në zonën ku pritet të ndërtohet rruga Prizren-Tetovë. Gashi ka thënë se traseja e rrugës është bërë e ditur, dhe ka theksuar se çmimet e tokave në zonën e pritur për shpronësim janë duke u rritur

Astrit Gashi

Analisti, Astrit Gashi, ka thënë se ka indikacione se njerëz të afërt me pushtetin janë duke blerë tokën, ku pritet të bjerë rruga Prizren – Tetovë.

Gashi ka thënë se prokuroria duhet të nisë hetimet, pasi traseja është bërë e ditur tashmë dhe se tokat në atë pjesë janë shtrenjtuar.

“…E kanë nisë një projekt të rrugës për Tetovë, fatkeqësisht aty duhet me shku prokuroria, sepse në një farë forme traseja është bërë e ditur. Janë duke shkuar çmimet atje të tokave në shpronësim, që thoshin në farë vakti për qeveritë të kaluara, keni me u habitë sa shtreth janë tash. Atje prokuroria duhet të hetojë, sepse ka indikacione se janë duke blerë tokë persona të afërt me pushtetin. Dhe njerëzit që po dojnë me shku atje me ble për arsye të biznesit s’po ka shanca me shku atje. Pra, ka indikacione që manipulime për të cilat VV-ja i akuzuar ashpër e nganjëherë shumë drejt qeveritë e kaluara… Duhet me këqyrë prokuroria në detaje”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, më 22 nëntor të këtij viti Qeveria ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren – Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë – Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika