Rruga “Xhorxh Bush”  të premten hapet për autobusë, shpejtësia e kufizuar në 20km/orë

Nëpërmjet një njoftimi nga Trafiku Urban në Prishtinë kanë ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4

Sheshi “Xhorxh Bush”

Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4.

Në njoftim thuhet se autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin më shpejtësi të kufizuar në 20km/orë.

Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”. Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim.

Rruga ka qenë e mbyllur që nga 26 nëntori, pasi është kthyer për një kohë si shesh për organizmin e eventeve për festat e fundvitit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika