“Rrugë proevropiane apo proruse”, sot votohet për president në Mal të Zi

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë

Kandidatët për president, njëri nga Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe tjetri nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Milatoviq.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen gjatë të dielës së 2 prillit (sot), ku në këto zgjedhje janë në garë kandidatët, njëri nga Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe tjetri nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Milatoviq.

Të drejtë vote kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Shumë njohës të politikës mendojnë se fitorja e Millatoviq mund të ndryshojë rrugën e Malit të Zi dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe të kemi një treshe – Vuçiq, Dodik, Milatoviq – të “botës serbe” dhe vartës të njeriut që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shpallur fletarrest për krime lufte, Vladimir Vladimirovich Putin.

Lexo të plotë analizën: “Nëse do të bëhet Millatoviq president, do të jetë funerali për pavarësinë e Malit të Zi – Ai është vegla e re e Vuçiq atje”

Politologu kroat, Davor Gjenero dhe publicisti dhe gazetari nga Sarajeva, Senad Pecanin, në një bisedë për Dukagjinin disa ditë më parë, kanë analizuar se fitorja e Jakov Milatoviqit në Mal te Zi për president, mund të sjellë pasoja negative për sovranitetin e Malit të Zi, procesin dhe rrugën evropiane të vendit, dhe kështu duke e drejtuar karshi Serbisë dhe Rusisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika