Rrusta: Çështja e të pagjeturve prej fillimit ka qenë e adresuar gabim

Sipas aktivistes së PSD-së, Teutë Rrusta, çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë gjithnjë është trajtuar gabimisht

Teutë Rrusta nga radhët e Partisë Socialdemokrate(PSD)
Teutë Rrusta nga radhët e Partisë Socialdemokrate(PSD)

Teutë Rrusta nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka thënë se çështja e të pagjeturve është trajtuar gabim që nga fillimi i saj.

E ftuar në edicionin special të RTV Dukagjini lidhur me zhvillimet e fundit në Ohër të Maqedonisë, Rrusta ka thënë se e gjitha është një lojë simbolesh.

“Çështja e të pagjeturve për mendimin tim prej fillimit ka qenë e adresuar gabim, përderisa ti në ndërkohë që ke emëruar fëmijën e Ukshin Hotit, djalin e tij edhe pak si simbolikë, më shumë ke luajtur me simbolika sesa me rezultate konkrete”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Rrusta ka thënë se aneksi i marrëveshjes parasheh një tejkalim të së kaluarës për të dyja palët.

“Ne e kemi dëgjuar edhe vetë Andinin duke thënë se ka hasur në vështirësi dhe se kjo punë ka ngecur, sepse kornizat në të cilat ka ndodhur dialogu Kosovë-Serbi, nëse e sheh aty flitet te pika për tejkalimin e të kaluarës, aty nuk bëhet fjalë vetëm për tejkalimin e të kaluarës për ne t’i tejkalojmë atë, por e presupozon për të dyja palët njëfarë lloj barazimi të atyre që kanë bërë vrasjet dhe atyre që janë vrarë”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, Rrusta vlerëson se thelbi i marrëveshjes është pranuar dhe me këtë marrëveshje vetëm sa do të zgjatet edhe më tepër çështja e negociatave me Serbinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika