Rrusta e PSD-së: Kurti e ka bërë veriun të duket si problem i bandave kriminale 

Teutë Rrusta nga PSD-ja ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se veprimet e tij kanë bërë që kjo pjesë të duket si një problem i bandave kriminale

Teutë Rrusta, anëtare e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar qasjen/veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës, duke e akuzuar atë për shndërrimin e kësaj pjese të vendit në një problem të lidhur kryesisht me bandat kriminale dhe mungesën e legalitetit.

Në “FIVE” në Dukagjini, Rrusta deklaroi se veprimet e qeverisë në veri kanë bërë të duket se problemi atje është vetëm kriminal, ndërkohë që, sipas saj, rrënjët e problemit janë politike.

“Edhe dalim dhe shohim prej lart çfarë ka ndërmarrë kryeministri me krejt këto veprime është e ka bërë veriun me u duk problem i bandave kriminale, problem i mungesës së legalitetit, e ne krejt e dimë që problemi… se kudo ku ka paqartësi politike lulëzon edhe kriminaliteti, edhe anemia ligjore, nuk dihet fort shteti i kujt është”, ka thënë Rrusta.

Rrusta gjithashtu theksoi se problemi në veri është i natyrës politike dhe se dialogu me Serbinë është esencial për të krijuar kushte për zgjidhjen e këtij problemi.

“Nëse ti ke vendosen me shku në dialog edhe e ke zgjedhë atë rrugë, kjo në teren duhet si një përgjigje tjetër e dialogut. Është pak e pandershme me vepru me të dy kartat, se janë të ndryshme, janë kundërthënëse. Ne po pajtohemi të gjithë se veriu është problem politik. Dhe dialogu po ndodh për më kriju kushte që këto probleme për me u zgjidhë.

Elementi i parë i demokracisë nuk është sovraniteti, elementi i parë është përfaqësimi politik. E atje serbët nuk kanë përfaqësim politik”, ka shtuar Rrusta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika