Rrusta: Zgjedhje gjithsesi, por jo duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit

Teutë Rrusta nga PSD thotë se procesi i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate(PSD) ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por sipas saj, asnjëherë duke qenë pjesë e asaj që ajo e quan “agjenda e pushtetit”.

Në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, Rrusta thotë se procesi i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore.

Janë qeveria që e kanë përsërit faktin që ka me qenë legjislatura që do ta përfundojë mandatin. Krejt ky proces i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore, ku këta po duan t’i kontrollojnë edhe pjesën e fundit të mandatit duke i shkaktuar vetë zgjedhjet, ne e dimë që kush i shkakton zgjedhjet, zakonisht është edhe fitues i tyre. Ne e dimë që janë në epërsi. Zgjedhje gjithsesi, por asnjëherë duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit”, tha ajo.

Sipas saj, në tre vjet e gjysmë qeverisje, “opozita ka qenë pjesë e agjendës së pushtetit”.

Tutje, Rrusta theksoi se opozita duhet të jetë më e fuqishme dhe më e bashkuar për të krijuar një front.

“Të pranosh ofertën për zgjedhje i bie të jesh komplet pjesë e fjalimit të kryeministrit që po e bën për fushatën zgjedhore. Duhet të japë dorëheqje, por kjo qeveri nuk është se reflekton në këtë formë. Opozita duhet të jetë e fuqishme, të bashkohet dhe të krijojë një front për këtë punë. Ata po duan ta shpërfaqin mungesën e gatishmërisë së partive opozitare për të hyrë në zgjedhje, po bëhen kinse po bëjmë ofertë, po bëhen kinse po refuzojnë…”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika