Rrustemi e “sulmon” Prokurorinë: S’e kanë dert Serbinë, por VV-në

Sipas deputetit Rrustemi, Prokuroria nuk po e lufton Serbinë por VV-në

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së, i ftuar në Debat Plus

Pushteti ka vazhduar me kritika ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kësaj here deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, tha se këta prokurorë ia kanë hequr fletarrestin Millan Radoiçiqit.

“Kur ministrja e Drejtësisë përmend Serbinë, Prokuroria Speciale e thërret në intervistim kinse ata janë të interesuar të luftojnë Serbinë në Kosovë. Po mendojnë se kemi harruar që janë të njëjtit që i hoqën fletarrestin Radojçiqit pak ditë para se VV të formonte Qeverinë e re. Thanë e kanë bërë për arsye strategjike, paramendojeni”, tha ai.

Sipas deputetit Rrustemi, Prokuroria nuk po e lufton Serbinë, por VV-në.

“Qartazi derti nuk është Serbia, por VV-ja. Të njëjtin dert e kanë pasur edhe sa kemi qenë në opozitë. Të mos harrojmë që VV-në janë përpjekur ta quajnë terroriste”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika