Rrustemi i VV-së e kritikon PDK-në: E kanë stërkequr Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për "stërkeqjen dhe devalvimin" e Gjykatës Kushtetuese duke dërguar projektligjet për interpretim në këtë institucion.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me dërgimin e projektligjeve për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, e ka “stërkequr dhe devalvuar” këtë institucion.

Kështu të paktën është sipas botëkuptimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit, i cili ka në një konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror të kuvendit, deklaroi se PDK-ja ka arritur të përdorë Gjykatën Kushtetuese në mënyrë të pashembullt, duke e kthyer këtë instrument të rëndësishëm të demokracisë në një mjet për arritjen e qëllimeve të saj të ngushta politike.

“Në këtë pikë, PDK ka arritur të stërkeqet një instrument të rëndësishëm, kushtueses e të demokracisë, siç është adresimi i projektligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Unë jam i bindur e kam thënë edhe më parë që ajo nuk preokupohet fare për kushtetutshmërinë e projektligjeve në Kosovë, por e bën nga motivet invadua e dhe grupore dhe për t’i pamundësuar reformat në sektor të ndryshe.

Është e pashembullt se si një parti politike arrin të stërkeqë dhe devalvojë një instrument të rëndësishëm si Gjykatën Kushtetutën dhe vetë demokracinë, por ata nuk e kanë brengen fare për demokracinë. Në këtë pikë janë mbështetur edhe nga AAK dhe LDK. Ju kujtoj që VV-ja ka qenë në opozitë dhe pakrahasimisht më aktive dhe nuk e ka keqpërdor dhe stërkeq këtë mekanizmin e adresimit në Gjykatë Kushtuese të secilit projektligj”, ka thënë Rrustemi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika