Data e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dakordohet nga të gjitha paritë politike në vend, ka pohuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se si partitë janë të gatshme për zgjedhje “kurdoherë”.
Sipas tij, VV-ja në zgjedhjet e ardhshme, të rregullta apo të parakohshme, do të ketë rezultat më të lartë sesa rezultati që kishin më 14 shkurt të viti 2021.
“Nuk rrezikojmë asgjë… ne jemi në fund të mandatit, jemi përballur dinjitetshëm me secilin sfidat që i është paraqitur Kosovës. Ne kemi më përkushtim për të konsoliduar shtetin e Kosovës në secilin pjesë, për ta shtrirë ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe jemi të bindur se rezultati do të jetë i lartë për VV-në. Do të jetë më i lartë se i zgjedhjeve të 14 shkurtit të viti 2021”.
Këtë qëndrim kaq optimist për patinë e tij, Rrustemi thotë se e bazon në disa faktorë.
“Këtë e bazoj në disa faktorë; e para në matjet e vazhduara, e dyta në punën që është bërë nga Qeveria dhe e treta nga natyra e aktive që e karakterizon VV-në, si subjekt politik dhe organizatë dhe nga fakti që mërgata që do të ketë mundësinë e votimi nëpër ambasada dhe konsullata, si asnjëherë më parë dhe këtë do të ndikojnë në këtë rezultat më të lartë”, ka thënë Rrustemi.
Rrustemi ka folur edhe për një temë tjetër jo pak të rëndësishme për vendin – përveç zgjedhjeve të parakohshme – e që nga shumë njohës po shihet si një nga arsyet se pse është diskutuar çështja e zgjedhjeve të parakohshme.
Hapa konkret për Asociacionin kërkuan Franca, Gjermania e Italia, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Rrustemi, duke cituar kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit “është dokument pune, ‘non-paper'” dhe Kosova nuk do ta themelojë pa zbatuar Marrëveshja Bazë edhe nga Serbia.
“Vetë fjala draft nënkupton material pune. Që nuk është dokument përfundimtar. Drafti është nga përkufizimi material pune, nuk dokument i përfunduar dhe nuk është fare dokument. E para është kjo, duhet të shohim në kontekst të marrëveshje me normalizim, ka rendësi raporti i Serbisë me shtetin e Kosovës. Edhe karakteri i pikës 7, ose i këtij mekanizmi adekuat të vetëmenaxhimit, që mund ta quajmë edhe Asociacionin.
“D.m.th. merr kuptim, merr kuptim tjetër nga raporti i Serbisë me marrëveshjen Bazë. Për sa kohë Serbia, refuzon të nënshkruaj dhe ta zbatojë Marrëveshjen Bazë, për sa kohë refuzon ta njohë shtetin e Kosovës de-fakto, për sa kohë ta luftojë Kosovën në arenën ndërkombëtare… natyrisht që Asociacionin, çfarëdo qoftë ai përmban rrezik real dhe të drejtpërdrejt për karakterin unitar të Kosovë dhe për vetë shtetin. Dhe Kosova normal nuk do ta pranoj një gjë të tillë”, ka shtuar Rrustemi.