Rrustemi i VV-së: Opozita dëshiron të bllokojë shtetin e të dëmtojë qytetarët

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se opozita nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, se dëshirojnë "të dëmtojnë dhe bllokojnë" funksionimin e Republikës së Kosovës

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi

Mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita kryeministri, Albin Kurti, iu përgjigj me heshtje në pyjet parlamentare shtojnë ata.

E sipas deputetit të partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, marrëveshjet milionëshe e pa asnjë vërtetje, opozita nuk i voton pasi “duan të dëmtojnë e bllokojnë” Republikës e Kosovës.

“Deputetët e opozitës shtrojnë pyetje parlamentare kinse po interesohen për interesin publik, kurse pikërisht interesin publik, interesat e qytetarëve e të Republikës pengojnë e dëmtojnë duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Asnjë vërejtje në këto marrëveshje nuk e kanë. E dinë mirë që janë për qytetarët e Republikën. E kanë të qartë se bëhet fjalë për 360 milion euro, dhe përsëri nuk i votojnë. E pse nuk i votojnë? Sepse duan ta bllokojnë shtetin e të dëmtojnë qytetarët e Republikës.

Kjo opozitë po na detyron me i fitu 2/3, 80 deputetë”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika