Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, duke komentuar zhvillimet politike në vend, ka thënë se në Kosovë ka një qeverisje demokratike, e angazhuar në reforma dhe me një përkrahje të madhe popullore.
Prandaj, sipas deputetit të partisë në pushtet, Qeveria Kurti ka vendosmëri në shtrirjen e ligjit në territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë sulmeve hibride të Serbisë.
“Në Kosovë kemi një qeverisje demokratike, e angazhuar ne reforma rrënjësore në fusha të ndryshe, por edhe me një qeverisje me një përkrahje të madhe popullore, që ka bërë të kemi njëlloj vendosmërie sa i përket shtrirjes së ligjit në territorin e Kosovës dhe një vendosmëri përballë këtyre sulmeve hibride që po bën Serbia dhe në Kosovë”, ka thënë Rrustemi.
Gjithashtu, Rrustemi ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke thënë se organizmi i zgjedhjeve të reja atje përmes peticionit është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitet serb në zgjedhje.
“Unë mendoj që rruga përmes peticionit përveç që është rruga e vetem ligjore për të shkruar në zgjedhje në këto katër komuna, është edhe një provë për pjesëmarrje të komunitetit serb në zgjidhej, sepse përfshin së paku 20 për qind të qytetarëve në kërkesën tyre me nënshkrime për të larguar kryetarin. Pastaj, përfshin votimin e 50 për qind plus një që janë regjistruar për ta larguar dhe së fundmi për të votuar. Dhe kryetarët aktualë mbetën në detyrë. Kjo është rruga e duhur më e mirë”, ka shtuar Rrustemi.