Rrustemi: Nëse opozita ka pajtueshmëri për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja e mbështet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se nëse opozita pajtohet për një datë të caktuar për zgjedhje të parakohshme, ata janë të gatshëm për të diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Megjithatë, ai thekson se ky proces kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nëse opozita ka pajtueshmëri për shpërndarje të Kuvendit, atëherë edhe mazhoranca do ta mbështesë këtë.

Por, sipas tij, njëherë duhet përfshirje të tërë spektrit politik për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Jemi dakord, nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës për një datë të caktohet për zgjedhje të parakohshme, respektivisht për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm për të diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Po kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e krejt opozitës dhe të komplet spektrit politik. Data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që i përfshin të gjitha partitë politike.

Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshme për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Ka qenë në rrafshin e pritjeve të saj për seancë të enjten, nuk ka pasur kërkesë që të renditet si pikë shpërndarja e Kuvendit, por nëse opozita dakordohet për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, grupi parlamentar është i gatshëm”, ka thënë Rrustemi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika