Rryma e dobët revolton banorët e Gjonajt, djegin trafon

Banorët e fshatit Gjonaj tash e dy muaj po përballen më një problem të rrymës. Në lagjen Brejza, shtëpitë kishin energji elektrike vetëm në një fazë andaj të njëjtit në shenjë revolte djegën trafon gjatë të merkurës

Flaka e mbuloi por zjarri nuk erdhi nga ndonjë problem teknik.

Ishte dora e njeriut ajo që solli në këtë gjendje këtë trafo që gjendet në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Krejt ky akt revolte u bë pas mos realizimit të kërkesës së tyre për rregullim të rrymës në këtë fshat tash e dy muaj.

“Që dy muaj është I njëjti problem, jo vetëm si lagje por edhe shkolla nuk ka nxemje, jemi shku në Prizrenë disa herë në protesta dhe nuk ka ndonje përmirsim”, tha Ramiz Demiraj, banor i Gjonajt.

Ndonëse thotë se nuk ishte prezent gjatë vënjes së zjarrit, Ram Hoda që ka ardhur nga Kroacia për pushime, në shtepin e tij tash e disa javë ka vetëm një fazë energji elektrike.

“Unë jom ardhë për ni javë në pushim, nuk ki ku e bonë një dush, unë jom rrit e lind këtu por fëmijët e mij herën tjetër thonë nuk vim hiq kur e shohin që këtu nuk ka rrymë”, tha Ram Hodaj, mërgimtar nga Gjonaj.

Ankesa për problemet më rrym banorët e lagjesë Brejza, thonë se kanë dorzuar më shumë se 20 herë në KEDS.

“Nja 20 herë që dy muj e kemi lajmëru, mbramë s’jom kanë por kur edhe kjo ish kry, edhe mirë ja kanë ba”, tha Xheladin Totaj, banor i Gjonajt.

Për zjarrin e trafos në Gjonaj, ka reaguar edhe zyra e KEDS-it në Prishtinë, po nuk kanë treguar se pse nuk po rregullohet problemi në Gjonaj.

“KEDS dënon këtë akt të shëmtuar dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që po merren me këtë rast, të sjellin para drejtësisë kryerësit e tij.Çdo dëm i shkaktuar në asetet elektroenergjetike të KEDS-it, përveçse qëllimkeq, lë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët e ndërgjegjshëm”, tha Lulzim Krasniqi, zyrtar për komunikim në KEDS.

Për atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, sipas policisë së Kosovës disa persona janë intervistuar. Derisa hetimet po vazhdojnë, zyrtarë të kompanis KEDS gjatë se enjtes dhe kanë rregulluar trafon e djegur.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika