RTK-ja dënohet me 3 mijë euro gjobë 

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka bërë të ditur se mediumi publik është dënuar me tre mijë euro nga Inspektorati i Punës

RTK

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se mediumi publik është gjobitur me tre mijë euro nga Inspektorati i Punës.

Arsye për këtë del të jetë për “degradimin e paligjshëm të kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha”.

“Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sindikata e ka mirëpritur vendimin teksa kanë shtuar se RTK po dëmtohet financiarisht nga veprimet e papërgjegjshme të menaxhmentit.

“SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit për ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër është e shqetësuar për dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të menaxhmentit”, thuhet në njoftim.

Sindikata po ashtu ka kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta thërras në përgjegjësi Menaxhmentin, “për dëmin material dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve të RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit të RTK-së”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika