“RTK-ja e ndalon transmetimin e spotit të Koalicionit për Familjen”, Pacolli: Akt i papranueshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Radio Televizioni i Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e spotit të Koalicionit për Familjen për shkak të kauzës së këtij subjekti politik kundër martesave të gjinisë së njëjtë. Për këtë ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i cili ka thënë se është “zhgënim i madh” dhe “akt i papranueshëm” që RTK-ja ka vendosur sanksione ndaj partisë, Koalicioni për Familje.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se refuzimi i transmetimit të spotit nga Koalicioni për Familjen përbën formë të hapur të censurës dhe për të heshtur një zë që mbon vlerat tradicionale.

“Është një zhgënjim i madh dhe një akt i papranueshëm që RTK, e ndikuar nga partia në pushtet, ka vendosur të sanksionojë një parti politike – Koalicionin për Familje – duke refuzuar transmetimin e spotit të saj publicitar.

Ky veprim përbën një formë të hapur të censurës dhe një përpjekje për të heshtur një zë që mbron vlerat tradicionale.

“Por, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta mohuar këtë realitet, e vërteta mbetet e pandryshuar: ashtu si në SHBA, edhe në Kosovë ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore. Dhe pikërisht këtë të vërtetë, Koalicioni për Familje e ka në themel të kauzës së tij!”Por, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta mohuar këtë realitet, e vërteta mbetet e pandryshuar: ashtu si në SHBA, edhe në Kosovë ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore. Dhe pikërisht këtë të vërtetë, Koalicioni për Familje e ka në themel të kauzës së tij!”, ka deklaruar Pacolli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika