RTV Dukagjini pasurohet edhe me një emision të ri “Moment”

MOMENT

Skemës programore të Radiotelevizionit Dukagjini i është shtuar edhe një tjetër emision i ri. Bëhet fjalë për emisionin “Moment” nën moderimin e Gresa Bajramit.

Për pesë ditë rresht, nga e hëna deri në të premten, me fillim nga ora 18:40, nën përkujdesjen e gazetarëve të emisionit, ju do të keni mundësi të njiheni me personazhe të ndryshme, rrëfime, reportazhe, e ngjarje aktuale.

Gjithashtu, do të ketë lidhje të drejtpërdrejta me gazetarët tanë, të cilët do të prezantojnë aktivitetet të ndryshme. Po ashtu, në kuadër të këtij emisioni, ju do të keni mundësi të njihni personazhe të suksesshme.

Moment

Pjesë e emisionit do jetë edhe loja shpërblyese, duke afruar kështu edhe më afër audiencën.

Nuk do të mungojnë as bisedat në studio me tematika të ndryshme. Këto, e shumëçka tjetër, tashmë do të mund t’i shihni në emisioni më të ri “Moment”.

Juve ju mbetet të na ndiqni nga ora 18:40, nga e hëna deri në të premten.

 

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika