“Cenimi i fshehtësisë së votës” – Pula: Janë arrestuar 6 persona
Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve parlamentare. Deri në orën 15:00 janë arrestuar gjashtë persona, pesë për cenim të fshehtësisë së votimit dhe një për sulm ndaj personit zyrtar.
Prokurorja Laura Pula njoftoi se çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me ligjin, ndërsa prokuroria mbetet e gatshme të reagojë ndaj parregullsive të raportuara.
“Deri më tani kemi 6 persona të arrestuar për veprën penale ‘cenim i fshehtësisë së votimi’. Dhe një person tjetër për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Disa kanë ndodhë në natën e kaluar vazhdojnë të mbahen dhe gjatë ditës kemi pas informata të ndryshme rreth ekzistimit të veprës penale. Mirëpo prokurorët në terren pas intervistimeve që kanë bërë dhe informatave të marra nuk kemi raste të tjera përpos atyre që i cekëm”, ka thënë Pula për gazetarin e Dukagjinit Liridon Llozani.
Në lidhje me fotografimin e votës, Pula tha se ky akt nuk përbën vepër penale nëse bëhet për arsye personale, por nëse përdoret për qëllime të caktuara si varësi ekonomike, kanosje apo frikësim, atëherë përmbush elementet e një vepre penale.
“Është e vërtetë gjatë ditës është raportuar se ka pasur raportimet të votën qoftë edhe brenda apo jashtë qendrës. Dublimin e tyre në rrejte sociale. Unë dua të bëj me dije se fotografimi i votës nuk është vepër penale, mirëpo nëse fotografimi i votës bëhet me qëllime të caktuara, për të treguar ku ka varësi ekonomike prej dikujt apo nën kanosje apo frikësim, atëherë përmbushen elementet e një vepre penale, që rrjedh prej vepër penale ‘kundër të drejtës së votimit’. Nga terreni, nga prokurorët që i akne intervistuar për fotografim të votës, ka rezultuar se humaia kanë dashtë me i pas si kujtim të votës”, ka shtuar Pula.
KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të shpallen më shpejt
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi në një konferencë për media se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë pritet të bëhen publike shumë më shpejt se në proceset zgjedhore të mëparshme.
Elezi shpjegoi se fillimisht do të numërohen vetëm votat për subjektet politike, duke shmangur numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Kjo pritet të përshpejtojë procesin e publikimit të rezultateve fillestare.
“Po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, ka thënë Elezi.
Megjithatë, ai nuk dha një kohë të saktë për shpalljen e rezultateve, por konfirmoi se të dhënat do të përditësohen në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së sapo të fillojnë të ngarkohen nga zyrtarët në qendrat e votimit.
“Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të shfaqen dhe përditësohen”, ka shtuar Elezi.
Elezi ka potencuar se procesi do të varet nga ritmi i numërimit dhe ngarkimi i të dhënave nga qendrat e votimit.
Elshani: Rreth orës 21:00 mund t’i kemi rezultatet preliminare të partive politike
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka deklaruar se rreth orës 21:00 mund t’i kemi rezultatet preliminare të të gjitha partive politike që janë në garë.
“Ndërsa sa i përket votave të kandidatëve të partive politike, kjo do të marrë kohë varësisht nga komunat duke filluar nga komunat më të vogla që mund të zgjasë deri në dy ditë, e që Prishtina mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Por, që është një ambient tërësisht i hapur për të vëzhguesit dhe të gjitha mediave që të vëzhgojnë atë proces në qendrën komunale të numërimit ku do të bëhet numërimi i votave”, ka deklaruar Elshani për TV Dukagjinin.
Një grup me autobusin me targa të Beogradit vjen dhe voton në Zubin Potok
Gazetarja Doruntina Bylykbashi ka raportuar nga Komuna e Zubin Potokut në veri të Mitrovicës se disa persona me një autobus me targa të Beogradit kanë ardhur dhe kanë kryer votimin për zgjedhjet parlamentare.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-edited-10-1024x576.png)
Krasniqi: Votat nga mërgata do të arrijnë në 100 mijë, pjesëmarrja më e lartë ndonjëherë
“Votat nga mërgata do të arrijnë në 100 mijë, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë ndonjëherë,” kështu ka deklaruar për TV Dukagjinin, Lirim Krasniqi nga organizata joqeveritare GERMIN.
Disa kabina votimi në Shkollën “Rifat Gjota” në Pejë vendosen gabimisht, rrezikohet fshehtësia e votës
Disa kabina votimi në qendrën e votimit në degën e dytë të shkollës “Rifat Gjota” në Pejë janë vendosur gabimisht dhe në kundërshtim me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Votimi në këtë pozicion mund të vëzhgohet edhe nga qytetarët që po presin për të votuar, duke rrezikuar fshehtësinë dhe integritetin e votës.
Gazetari i TV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi, ka raportuar se pas mbërritjes në këtë qendër në Pejë, atij dhe ekipit të tij iu refuzua hyrja nga menaxheri i qendrës, i cili tha se kishte marrë urdhra të tillë nga zyrtarë të caktuar të KQZ-së.
Pasi kanë insistuar që janë gazetarë të akredituar, ata janë lejuar të hyjnë dhe kanë biseduar me Abdylrrahim Haxhizefajn, zyrtar i KQZ-së, i cili ka treguar se nuk mund të hynin pa një arsyetim për urdhrin që kishin marrë.
“Dyshojmë se arsyeja pse na është tentuar të ndalohemi ka të bëjë me mosrespektimin e rregullave të KQZ-së nga ana e stafit të kësaj qendre, pasi kabinat ishin të vendosura gabimisht dhe mund të rrezikonin fshehtësinë e votës,” ka deklaruar gazetari i TV Dukagjinit Krasniqi.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-edited-8-1-1024x576.png)
Përfaqësuesi i KQZ-së për Mitrovicën e Jugut: Afër 8 mijë votues deri në ora 11:00
Përfaqësuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KQZ) për Mitrovicën e Jugut ka njoftuar se procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planit.
Ai theksoi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe deri tani nuk ka pasur ankesa nga asnjë palë.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/ghjkl-1024x519.png)
“Derisa deri në ora 11:00 kanë votuar 7 mijë e 942 persona, kjo është një rritje prej 2 mijë votuesish në krahasim me të njëjtën orë të zgjedhjeve të kaluara,” ka thënë ai për TV Dukagjinin.
Shefja e Misionit të BE-së për Monitorimin e Zgjedhjeve viziton qendrën më të madhe të votimit në Graçanicë
Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe shefen e Misionit Vëzhgues të BE-së, Nathalie Loiseau, kanë monitoruar procesin zgjedhor në qendrën më të madhe të votimit në Graçanicë, në shkollën fillore dhe të mesme “Kralj Milutin”.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/475967365_1107115371168595_5223164655333036634_n-1024x576.jpg)
Ndërkohë, në Qendrën e Votimit në SHFMU “Fehmi Agani” në Klinë, nga 9 mijë e 631 votues të regjistruar, vetëm 588 persona kanë marrë pjesë në votim, përfshirë 3 individë me aftësi të kufizuara.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/476382175_1867456987340171_6028826641516502561_n-1024x768.jpg)
Ish-kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së: Janë shqiptuar mbi 625 mijë euro gjoba për partitë politike
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 625 mijë e 600 euro për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Kështu ka deklaruar ish-kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, për TV Dukagjinin, duke theksuat se të gjitha gjobat janë të bazuara në shkelje të ligjit dhe janë të arsyeshme.
Ai ka theksuar se partitë politike duhet të fokusohen më shumë në fushata ndërgjegjësuese dhe të shmangin veprimet e ndaluara ligjërisht.
“Sipas evidencës që kam nxjerrë unë, PZAP deri më tani ka shqiptuar 625 mijë e 600 euro gjoba. Një numër i madh i këtyre shkeljeve lidhet me nxitjen e urrejtjes”, ka thënë Desku.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/hjk-2-1024x480.png)
Sipas tij, të gjitha partitë politike janë të informuara për pasojat e shkeljeve ligjore dhe duhet të përmbahen nga veprimet që bien ndesh me rregullat zgjedhore.
Bylykbashi shpalos detaje nga procesi i votimit në Leposaviq
Doruntina Bylykbashi, gazetare e cila aktualisht ndodhet në Qendrën e votimit në shkollën “Nikola Tesla në Leposaviq ka shpalosur detaje se si është duke shkuar procesi zgjedhor nga aty.
Bylykbashi në një lidhje direkte ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe me pak telashe. Ajo që vlen të përmendet është se po ka edhe votues, qytetar nga Serbia për të votuar.
“E reja nga Leposaviqi është se kanë ardhur qytetar nga Serbia për të votuar. Kanë pasur telashe në tentimin për votim. Një qytetar nga Serbia, i cili ka pasur vendbanimin në Lipjan ka ardhur për votim. Probleme tjera nuk ka pasur dhe ka fluks të votuesve.
Veprimi i jashtëligjshëm e organizuar nga një parti politike me shumicë serbe nuk ka pasur këtu në krahasim me Mitrovicën Veriore.
Njëra prej qendrave kryesore e Leposaviqit dhe ka 19 qendra vendvotimi. Leposaviqi duket i qetë”, tha Bylykbashi.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-1024x542.jpg)
Sistemi kompjuterik me telashe, refuzohen votuesit me kusht të votojnë
Gazetarja, Dea Dedinca ka njoftuar se në shkollën “Hisni Zajmi” në Gjakovë nuk është duke punuar sistemi kompjuterik për votuesit që dëshirojnë të votojnë me kusht në këtë Qendër të votimit.
Menaxheri apo drejtori i kësaj Qendre, Gjok Tahiri ka bërë të ditur për “Dukagjinin” lidhur me problemin në sistemin kompjuterik të “userit” që nuk po munden me votu personat që hedhin votën me kusht.
Por sipas tij, gjithçka tjetër po funksionon si duhet.
“Përgatitjet teknike kanë arritur me kohë. Sistemi kompjuterik nuk është duke bërë shkak i përdoruesit. IT është duke punuar për rregullimin e sistemit kompjuterik. Qendra në Prishtinë ka njoftuar se është duke u ristartuar sistemi. Nuk kemi ndonjë afat dhe nuk varet nga ne. Shpresojmë të rregullohet sistemi. Nga ora 7 kanë ardhur disa votues, por nuk i ka pranuar sistemi dhe janë kthyer. Votuesit duhet regjistruar në sistem”, tha Tahiri.
Dedinca gjendet në Komunën e Gjakovës dhe ka njoftuar se në shkollën “Yll Morina” materiali zgjedhor nuk ka arritur deri në 07:15 dhe disa votues janë kthyer nga Qendra e votimit për shkak të vonesës së materialit.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-696x403-1.jpg)
Në Gjilan tentohet të fotografohet vota, policia e ndalon votuesin
Gazetari, Kushtrim Hajzeri ka njoftuar se është tentuar të fotografohet vota nga një votues në Qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Hajzeri ka njoftuar se i dyshuar po intervistohet nga Policia e Kosovës.
“Më pak se 40 minuta kur ka filluar procesi i votimit, në Qendrën e Votimit në “Abaz Ajeti”, në Gjilan është shënuar tentative e parë për fotografimin e votes. Një votues është raportuar nga vëzhguesit se ka fotografuar votën. Jemi afër ku është ndalë votuesi dhe po intervistohet nga Policia e Kosovës”, njoftoi gazetari Hajzeri.
Hajzeri ka thënë se në momentin e votimit, është “vërejtur se po fotografon votën, ai[personi] është ndal për të mos hedhë votën derisa u konsultua me Policinë e Kosovës, ai votoi dhe pastaj u ndalua për intervistim nga Policia e Kosovës”.\
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/222.jpg)
Radio Televizioni i Dukagjinit do të përcjell nga afër procesin e votimit në të gjitha komunat e Kosovës.
Dukagjini do të informoj për zhvillimet e ditës ku do të raportojnë gazetarët nga tereni, kurse televizioni do të transmetoj në kohë reale me një transmetim maratonik.
Gjithashtu, Dukagjini ka ofruar një numër kontaktues ku qytetarët mund të thërrasin për të lajmëruar parregullsitë.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-9.jpg)
Pejë
Nga Peja në një linjë direkte gazetari Mehmet Krasniqi ka raportuar për situatën atje para hapjes së vendvotimeve.
“Ka zbardhur mëngjesin e kësaj dite të diele dhe do të jetë ditë e gjatë. Aktualisht situate është e qetë dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve. Janë mbi 1150 mijë qytetarë kanë drejtë për të votuar. Janë 24 qendra vendvotimi, dhe dy më të mëdha të cilat janë në qytet, fillimisht Shkolla Teknike “Rifat Gjota”, që ka mbi 11 mijë votues dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ali Hadri”, e cila ka 10 mijë e 860 votues”, ka thënë Krasniqi.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-2-1024x509.jpg)
Krahasuar me zgjedhjet paraprake, të vitit 2021, Komuna e Pejës ka 11 mijë votues të rinj që do të kenë të drejtën e votave.
Dalja e votimeve në Zgjedhjet nacionale ka qenë 44%.
Prizren
Dorentina Thaçi, gazetare e RTV Dukagjinit, në Prizren ka thënë se në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 147 mijë persona.
“Të drejtë vote në Prizren kanë 147 mijë e 246 persona. Dhe votues për herë e parë 182 mijë e 939 persona nga komuna e Prizrenit. Në këtë qytet janë 76 qendra të votimit”, tha Thaçi.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-2-1024x403.jpg)
Prishtinë
Liridon Llozani, Gazetar i TV Dukagjinit nga Prishtina ka thënë se ende nuk janë hapur qendrat e vendvotimit, por se të gjitha përgatitjet e fundit janë duke u bërë që ato të hapen.
Ai ka thënë se gjtihçka duket se po shkon mirë derisa ka raportuar nga qendra më e madhe e votimit në Shkollën “Ismail Qemali” në Breg të Diellit.
“Janë 227 mijë e 466 votues gjithsej. Votues që hedhin votën për here të pare. Dhe ka 54 qendra të votimit. Risi në këto zgjedhje janë kamerat në çdo klasë votuese. Në shkollën “Ismal Qemajli” të drejtë vote kanë mbi 10 mijë e 800 votues”, tha Llozani.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-12-1024x290.jpg)
Tutje Llozani ka informuar se votimi me kusht në Prishtinë do të mund të bëhet në Fakultetin e Edukimit.
Ferizaj
Gazetarja Kaltrina Zymberi në një linjë direkte nga Ferizaj ka thënë se atje janë hapur qendrat e votimit.
Ajo ka thënë se aktualisht gjendet në Shkollën e Mesme të Ulët “Tefik Çanga” e cila është qendra më e madhe votuese në Ferizaj.
“Ka rreth 8 mijë e 683 votues nga gjithësejt 118 votues sa ka Ferizaj. 14 minuta pas hapjes së vendvotimeve duket se ka pasur pak a shuumë edhe interesim për të ardhur për të votuar.”
Ajo ka thënë se disa vëzhguesve atje u mungojnë varëset e mbajtësve të bexhave për çka shumë prej tyre na janë drejtuar edhe neve…specifik tjetër është se këtu nuk do të ketë kryesues të klasave por vetëm kryesues të shkollës për çka është zvogëluar numri i punonjësve nga 10 sa ishin në dy”, ka thënë ajo.
Zveçan
Dorentina Bylykbashi ka raportuar nga veriu i Kosovës, përkatësisht ngaqendra më e madhe e votimit në komunën e Zveçanit në Shkollën “Vuk Vukeviq”.
Ajo ka thënë se procesi i votimit ka filluar me kohë derisa kanë filluar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votimit.
“Me sa mundta të shohë janë mbi 10 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës”.
Ajo ka treguar se do të mbuloj edhe tri komunat e tjera të veriut; Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-1-1024x310.jpg)
Gjilan
Kushtrim Hajzeri, gazetari në një lidhje direkte nga Gjilani ka njoftuar se janë hapur qendrat e votimit.
Ai ka thënë se aktualisht gjendet në shkollën “Ali Hadri” e cila është hapur 10 minuta me vonesë.
“Rreth 103 mijë votues ka ana e Gjilanit. Dhe ka 37 qendra të votimit. Jemi në shkollën “Abaz Ajeti”, ku pritet të votojnë mbi 13 mijë votues të Gjilanit. Drejtori i kësaj Qendre na ka njoftuar se procesi i votimit ka filluar 10 minuta me vonesë. Ndërsa materialet josensitive kanë arritur rreth orës 2 pasmesnatës ndërsa ato sensitive 5 minuta para orës 7 të mëngjesit. Votuesit e pare kanë votuar 07:10. Vëzhgimi nga kamerat është rinija e këtyre zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, ka thënë Hajzeri.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-1024x438.jpg)
Mitrovica e Jugut
Nga Mitrovica e Jugut në një linjë direkte gazetari Unitet Berisha ka raportuar për situatën atje para hapjes së vendvotimeve dhe pas hapjes.
Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar në rregull deri më tani.
“Në Mitrovicën e Jugut, ndodhemi në Qendrën më të mëdha të votimit shkolla ‘Arkitekt Sinani’. Të drejtë vote kanë mbi 12 mijë persona. Interesim i madh i qytetarëve për të votuar. Ka 14 klasë vendvotime. Janë mbi 81 mijë votues dhe 32 qendra vendvotimi”, njoftoi Berisha.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-15-1024x439.jpg)