Rudari për drogën e sekuestruar: Sasia e gjetur dje s’e ka pasur qëllim tregun e brendshëm, por atë të jashtëm

Naim Rudari- ish shef i antidrogës në Policinë e Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës i ka paraprirë një hetimi, pasi një person u kap me 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë në dalje të Kosovës

Naim Rudari- Ish shef i antidrogës në Policinë e Kosovës

Gjatë ditës së diel, Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë, kështu duke arrestuar të dyshuarin.

Naim Rudari- ish shef i antidrogës në Policinë e Kosovës, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” u shpreh se kjo dukuri është në rritje.

“Fatkeqësisht kjo dukuri është në rritje në vazhdimësi dhe droga e heroina është një ndër drogat më të rrezikshme këtu, do duhej të ishte një alarm për institucionet vendore që të marrin masa për parandalimin e konsumimit të narkotikëve,” u shpreh Rudari.

Sipas tij, tani për tani nuk ka ndonjë institucion rehabilitues për varësit e substancave të narkotikëve, në treg është shumë lehtë e qasshme droga tani, substancat narkotike janë mjaft prezente kudo.

Lexo edhe: Arrestohet personi që u kap me 20 pako heroinë në vlerë rreth 250 mijë euro

“Kjo sasi që është gjetur dje nuk ka pasur për qëllim tregun e brendshëm, por tregun e jashtëm,” tha Rudari.

Siç edhe e dimë nga konferenca e djeshme, policia ka gjetur substancë narkotike në gomën rezervë, e për Rudarin, kjo me siguri që i ka paraprirë një hetimi të mëhershëm

“Ajo nuk ka qenë e rastësishme, dihet që i ka paraprirë një hetimi, sepse policia nuk ndalon të gjitha automjetet e t’ua kontrollojë gomat rezervë, Policia Kosovës ka pasur informata ku mund të jenë nga masat e fshehta apo nga ndonjë hetim paraprak,” ka thënë Rudari.

Teksa, heroina që u sekuestrua dje pa ekzaminim laboratorik, sipas Rudarit, nuk mund të dihet se në çfarë cilësie ka qenë, por ai tregoi se ku kultivohet.

“Heroina kultivohet në Afganistan, Pakistan e Iran, por gjendet në të gjithë botën, Kosova është një nga rrugët e saj tranzite, zakonisht droga që kalon nëpër Kosovë vjen nga Turqia përmes shteteve Afganistan, Pakistan, Iran,” shtoi Rudari.

Dukurinë e heroinës e quajti të pashmangshme, po ashtu tha se është e vështirë të dihet se kur do të kryhen këto vepra penale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika