Rudari: Serbia do ta përdor rastin e Faton Hajrizit edhe në Këshillin e Sigurimit

Naim Rudari

Ish-hetuesi policor tash me profesion avokat, Naim Rudari, ka thënë se Serbia po mundohet ta përdorë politikisht çështjen e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në Serbi.

Rudari në “Five” tha se institucionet e Kosovës duhet të aktivizohen që ta kthejnë trupin e tij në Kosovë.

Sipas tij, Serbia do ta përdorë në Këshillin e Sigurimit rastin e Faton Hajrizit.

“Serbia mundohet kinse është duke bërë hetime, kinse cfarë ka ndodhur, e kanë quajtur akt terrorist, mundohen ta lidhin me luftën, e lidhin me ata që janë në Hagë. Mundohen që me këtë cështje ta krahasojnë me Banjskën, dhe këtë cështje do ta përdorin në Këshillin e Sigurimit, vetëm për këtë arsye e vonojnë kufomën. Institucionet duhet ta ndihmojnë familjen për ta sjellë kufomën”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika