Ruge në takim me Vuçiqin: NATO pret nga Serbia të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet në veri

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, është takuar të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në takim me Vuçiqin, Ruge ka thënë se NATO pret nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies së plotë për sulmin e majit në Zveçan dhe atë të shtatorit në Banjskë.

“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandër Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen. Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO po pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, ka shkruar Ruge në “X”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika