Rukiqi: Afera e rezervave shtetërore pjesë e mozaikut korruptiv e kriminal të VV-së

Në një konferencë për media pas arrestimit të një pronari lokali dhe të dy zyrtarëve të MINT-it për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”, Rukiqi ka deklaruar se Qeveria Kurti ua bëri më të lehtë vjedhjen akterëve pas një vendimi të marrë në vitin 2022. Tutje, LDK-ja i ka bërë thirrje pushtetit që të mos e pengojë zhvillimin e hetimeve të mëtutjeshme

Berat Rukiqi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka vlerësuar se Qeveria e Republikës së Kosovës drejtuar nga kryeministri Albin Kurti e ka bërë më të lehtë vjedhjen e rezervave shtetërore me një vendim të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media pas arrestimit të një pronari lokali dhe të dy zyrtarëve të MINT-it për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”, Rukiqi ka deklaruar se qeveria Kurti ka treguar një paaftësi në qeverisje duke shtruar një mozaik “korruptiv”.

“Ky nuk është vetëm rast korruputiv, të gjitha elementet na qojnë tek një rrjet i organizuar mire… Me vendim të vitit 2022 të qeverisë, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të furnizojnë vendin me rezerva shtetërore pa procedura të rregullta të prokurimit. Qeveria Kurti me këtë vendim ua ka bërë më të lëhtë dhe me të shpejtë vjedhjen e rezervave”, tha Rukiq.

“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë i sistemit korruptiv dhe kriminal të instaliuar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit dhe shtrirje e aktivitetit kriminal në vend”, vijoi ai.

Rukiqi i ka bërë thirrje pushtetit që të mos pengojë zhvillimin e hetimeve, gjersa ka deklaruar se me fillim të sesionit vjeshtor, do të formohet komisioni hetimor në Kuvend.

Ndryshe, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka arrestuar dy punonjës të MINT-it.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit e ka arrestuar të njëjtin, si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale, të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika