Rukiqi: Kurti manipulon duke e shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi

Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se kryeministri Kurti manipulon, sipas tij, duke shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi.

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, manipulon, sipas tij, duke shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi.

Rukiqi ka thënë se Kurti e ka bërë këtë në një intervistë në “Bloomberg”.

“Duke qenë i vetëdijshëm për përkëqësimin e indikatorëve ekonomikë (rritja ekonomike nën mesatarën e viteve të pas shpalljes së pavarësisë, çmimet e larta, rritja e varfërisë, ulja e eksporteve, miliona euro dëme nga sanksionet, etj), në vitin 2022 dhë 2023, në dy vitet e plota të (mos) qeverisjes së tij, kryeminstri i vendit del dhe manipulon publikisht në kanalin prestigjioz ‘Bloomberg’, duke shtrëmbëruar realitetin e performancës së dobët të ekonomisë, duke ”zbuluar” indikatorë ekonomikë që nuk i njeh as teoria e as praktika”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas Rukiqit, rritja ekonomike reale është krahasim i një viti me vitin bazë, e jo “akumulim i % të viteve të ndryshme, e as mesatare e viteve qe na konvenojnë, për të dalë rezultate më të mira”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika