Rukiqi: Lajmi për takimin Konjufca – Abdixhiku është i pasaktë, kryeministri duhet të japë dorëheqje

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar javën e kaluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Valon Syla, i cili ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar javën e kaluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këtë Rukiqi e ka quajtur të pavërtetë.

“Lajmi për takimin e kryetarit Abdixhiku me kreun e Kuvendit është i pasaktë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Rukiqit, LDK i ka publike dhe të qarta qëndrimet për zgjedhjet.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të dorëhiqet, teksa tregon se kjo parti opozitare është e gatshme për zgjedhje.

“Kryeministri i dorëzuar duhet të japë dorëheqje, t’i tregojë qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika