Rukiqi: Qeveria nuk po merret në mënyrë aktive me krizën ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se nuk po merret në mënyrë aktive me krizën ekonomike që sipas tij, e ka kapluar jo vetëm vendin tonë, por gati të gjithë globin.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk po e pranon se në Kosovë ekziston kriza, dhe vetëm po i përmend “sukseset” e saj.

“Qeveria nuk e pranon fare që ka krizë, ende e proklamon këtë pjesën e rritjes ekonomike dhe indikatorëve që janë pozitivë, por në anën tjetër nuk merret në mënyrë aktive  me krizën ekonomike, e cila është evidente që nga fillimi i vitit 2021, dhe pastaj pjesa e çmimeve ka pasur një eskalim në fund të vitit 2021”, ka thënë Rukiqi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit.

“Kjo po vazhdon edhe sot, ka qenë e lidhur me pandeminë. Pastaj e kemi luftën në mes të Ukrainës dhe Rusisë, në këso lloj situatash duhet aktivitet ditor për parandalimin e krizës”, ka vijuar Rukiqi.

Për parandalimin e krizës, apo zbutjen e saj, Rukiqi ka thënë se Qeveria duhet të bisedojë me të gjithë akterët, nga opozita apo edhe me përfaqësuesit e tregtarëve.

Po ashtu, Rukiqi, e ka kritikuar Qeverinë, se po i fajëson vetëm bizneset për shkaktimin e krizës. Sipas tij, problemi qëndron te furnizimi, sidomos i lëndëve bazë, që mungojnë në Kosovë, dhe jo te tregu i brendshëm.

“Nuk është problemi i tregut të brendshëm, është te furnizimi, nuk është problemi te ne”, ka thënë Rukiqi.

Sipas Rukiqit, nuk është zgjidhje e mirë, që të kufizohen apo përcaktohen marzhat e fitimeve apo të çmimeve, sepse siç ka thënë, “Kosova është treg i lirë, dhe këtë e garanton edhe Kushtetuta”.

Rukiqi ka thënë se kriza ekonomike është e pashmangshme në vendin tonë, sepse sipas tij, Kosova është vend që importon shumë, dhe varet nga importi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika