Rumania i jep mbështetje Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčak. Në një postim në platformën X, ajo ka shprehur kënaqësinë për bisedën dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e Lajçakut në përmirësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, ka bërë të ditur se është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo përmes një postimi në platformën X, ka theksuar se i ka ofruar mbështetje Lajçakut për dialogun Kosovë- Serbi.

“Shumë e kënaqur që të takoj përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Odobescu.

Ndryshe, Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika