Rushiti: Në familje ende nuk flitet për dhunën seksuale

Shoqëria kosovare nuk iu ka krijuar hapësirë të nevojshme grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që ta flasin të vërtetën.

Kështu pohoi në “Debat Plus”, Feride Rushiti, drejtoresha ekzekutive për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Për shembull, për marrë për dëshmorët, për viktimat civile të luftës, për familjarët e të zhdukurve është folur publikisht edhe storiet e tyre janë ndarë me krenari në shoqërinë tonë. Sa për njëzet mijë gra dhe burra të dhunuar, realisht shoqëria nuk ua ka krijuar hapësirën e nevojshme për ata, për me folë dhe për me e tregu të vërtetën se çfarë ka ndodhur.

Një grua e dhunuar, fillimisht përballet me sfidat në familje, edhe pse në diskursin mediatik dhe publik tash flitet për dhunën seksuale dhe është integrum, mund me thanë pavarësisht asaj, në familje ende nuk flitet për dhunën seksuale, jo vetëm në Kosovë, dua të them, por edhe në mbarë botën dhuna seksuale si armë në luftë është shumë e vështirë me u përpunu…”, ka thënë Rushiti.

Rushiti ka folur edhe për tri gratë që kishin marrë guximin për të folur rreth së kaluarës së tyre.

“Marta e ndjera, e cila s’është në mesin tonë, pastaj vjen Basile Krasniqi-Goodman, e cila flet diku rreth njëzet vite pas luftës dhe zonja Shyhrete Tahiri, e cila rastin e saj e deponon në përparime speciale për krime lufte, vetëm e vetëm me i nxitë gratë si simbolikë dhe me ju tregu që tani kemi institucionet tona dhe do të kërkojmë drejtësi.

Marta ka dalë në një periudhë kohore, ndoshta që ende shoqëria s’ka qenë e përgatitur me me pranu këtë lloj plagë të luftës, dhe si e tillë, si narrativ nuk ka pas ndonjë bujë dhe ndonjë përkrahje shoqërore derisa Vasfija ka dalë në një periudhë kohore kur veç kishim ndryshime ligjore, domethënë në vitin dy mijë e katërmbëdhjetë të mbijetuarve të dhunës seksuale, njihen ligjërisht edhe atë njihen në Ligjin për vlerat e luftës, që ka qenë një insistim i madh i organizatave joqeveritare për faktin që në fillim është diskutu trajtu me një ligj të veçantë, mirëpo vetë gratë të cilët e kanë përjetuar këtë kripë kërkojnë me ngulm që kjo plagë e tyre e luftës të njihet në Ligjin për Vlerat e Luftës.

Edhe ato kanë qenë vlera dhe ato kanë kontribu gjatë periudhës së luftës. Qoftë kanë qenë formë pasive, qoftë kanë ndihmu familjarët, qoftë i kanë ndihmu ushtarët e UÇK-së, pra nuk kanë pasur rol pasiv gjatë periudhës së luftës. Dhe mendoj që aty ka qenë kthesa e parë që gratë janë futë në një ligj që i trajton të gjitha kategoritë e luftës…”, ka shtuar Rushiti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika