Rusia akuzon SHBA-në për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën e Ukrainës

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë. Gjenerali Igor Konashenkov ka thënë që administrata Biden është ajo që drejtpërdrejt është përgjegjëse për të gjitha sulmet me raketa të miratuara nga Kievi

Ilustrim

Rusia ka akuzuar për herë të parë SHBA-në për involvim të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë.

Gjenerali Igor Konashenkov, ka thënë se nga telefonatat e përgjuara mes zyrtarëve ukrainas kanë zbuluar lidhjen.

Por, nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm mbi akuzat nga zyrtarët amerikanë.

Rusia ka akuzuar më parë Uashingtonin për një “luftë proxy” në Ukrainë, raporton BBC.

“Është administrata Biden ajo që është drejtpërdrejt përgjegjëse për të gjitha sulmet me raketa të miratuara nga Kievi në zonat e banuara dhe objektet e infrastrukturës civile në vendbanimet e Donbass dhe rajoneve të tjera që shkaktuan vdekje masive të civilëve”, ka thënë Konashenkov.

Himars është një sistem i shumëfishtë rakete që mund të lëshojë raketa të drejtuara me saktësi në objektiva deri në 70 km shumë më larg se artileria që kishte më parë Ukraina.

Në prill, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se vendimi i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të furnizuar Ukrainën me miliarda dollarë armë do të thotë “Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues”.

Gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, Rusia është akuzuar për krime të shumta lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndërkaq javën e kaluar, Ukraina ka akuzuar Moskën për bombardimin e një burgu në Donetsk të mbajtur nga separatistët për të mbuluar akuzat për torturë.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika