Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas

FOTO:REUTERS

Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, teksa të dyja shtetet kryen sulme gjatë natës ndaj caqeve të njëri-tjetrit pas vijave të frontit.

Dronët – të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – janë përdorur në masë të madhe gjatë luftës dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas.

“Si rezultat i operacioneve luftuese, 33 Shahed u rrëzuan në rajonet e Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes tha se ka penguar 16 dronë ukrainas në orët e para të së premtes.

Afër 15 prej tyre janë shkatërruar mbi rajonin jugor të Volgogradit, që është rajoni më i afërt me vijat e frontit në lindje të Ukrainës me një distancë prej rreth 300 kilometrash.

Edhe një dron u rrëzua mbi rajonin kufitar të Belgorodit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Belgorod ka pasur dhjetëra granatime dhe sulme ajrore që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit gjatë natës nga një sulm ajror rus u plagosën pesë persona, përfshirë një fëmijë i moshës trevjeçare, tha guveneratri Oleg Synegubov. Ai publikoi fotografi të një sërë dyqanesh, dritaret e të cilave ishin thyer dhe pamje ku shfaqej një krater në një rrugë ngjitur me një ndërtesë banimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika