Rusia e arreston një shtetas amerikan për gjoja posedim të drogës

Në një zhvillim të fundit nga Rusia, një gjykatë ruse ka vendosur të paraburgosë një shtetas amerikan, Robert Romanov Woodland, për akuzat e posedimit të drogës. Sipas gjykatës së Qarkut Ostankino në Moskë, Woodland u vendos në paraburgim më 6 janar dhe pritet të mbahet aty deri më 5 mars

Zyrtarët policorë rusë pranë një stacioni policor në Moskë. Fotografi ilustruese.

Një gjykatë ruse njoftoi të martën se e ka paraburgosur një shtetas amerikan për gjoja posedim të drogës, një akuzë e dënueshme me deri në 20 vjet burgim.

Gjykata e Qarkut të Moskës, Ostankino, tha se Robert Romanov Woodland u dërgua në paraburgim më 6 janar dhe se do të mbahet atje deri më 5 mars, nën akuzat për “përvetësim apo posedim të jashtëligjshëm të drogës”.

Portali rus Mash raportoi se Woodland, 32 vjeç, akuzohet me tentim për prodhim të madh dhe shitje të drogave të jashtëligjshme.

Ai u arrestua më 5 mars, sipas portalit rus.

Sipas një llogarie në Facebook me emrin e Robert Woodlandit, ai ka qenë mësimdhënës i gjuhës angleze në Rusi dhe jetonte në afërsi të Moskës.

Duket se ai zotëronte pasaportë ruse dhe amerikane. Reuters raportoi se nuk ka qenë e mundur të kontaktohet ai menjëherë në burgun rus.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se disa shtetas të saj po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë./ REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika