Rusia e shton Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”

Rusia të enjten e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”

Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”, duke pretenduar se ky shtet po i shënjestron diplomatët rusë jashtë shtetit.

Një hap i tillë i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Qeveria ruse e ka publikuar urdhrin të enjten, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi.

Në muajin prill, Norvegjia i ka dëbuar 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar për kryerje të aktiviteteve të inteligjencës, nën mbulesë diplomatike, shkruan REL.

Rusia është hakmarrë, duke i dëbuar 10 diplomatë norvegjezë, dhe ky hap për Norvegjinë ka qenë “akt i hakmarrjes”.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thënë se ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga autoritetet ruse, por që nuk ka bazë në deklarimin se Norvegjia është jomiqësore kundrejt Rusisë.

“Situata e sotshme është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Vetë Rusia mund të zgjedhë t’i japë fund luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

Ajo ka shtuar se dy kombet, të cilat e ndajnë kufirin në Arktik, kanë interes për funksionim të marrëdhënieve diplomatike.

Shtetet e Bashkuara dhe Republika Çeke janë shtuar në listën e vendeve jomiqësore ndaj Rusisë, në maj të vitit 2021, ndërsa Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia, janë shtuar në korrik të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika