Rusia flet për të drejtat e fëmijëve në Këshillin e Sigurimit, diplomatët amerikanë, britanikë e shqiptarë braktisën sallën

Diplomatët e Shqipërisë, të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Maltës kanë lënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, pasi e dërguara ruse Maria Lvova Velova, përmes një lidhjeje me Skype, ka folur për të drejtat e fëmijëve

Shqipëria u është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Maltës duke bojkotuar fjalën e përfaqësueses së Rusisë për të drejtat e fëmijëve gjatë një takimi informal të mbajtur në Këshillin e Sigurimit, presidencën e së cilës për momentin e ka Rusia.

Misioni diplomatik i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka reaguar në Twitter duke theksuar se është larguar pasi ka marrë fjalën Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.

Belova është komisionere në Zyrën për të Drejtat e Fëmijëve në Rusi dhe takimi që u bojkotua kishte në fokus evakuimin e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë.

“Shqipëria mori pjesë në takimin jozyrtar të Rusisë mbi “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë, por u largua nga salla kur Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, mori fjalën, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin ndaj këtij provokimi cinik”, shkruan misioni.

“Për Belovën ka një urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që e akuzon për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që t’i japë leksione Këshillit të Sigurimit për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura ndaj saj”, deklaroi misioni diplomatik i Shqipërisë.

Nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar, rreth 5 milionë ukrainas, përfshirë 700,000 fëmijë, kishin udhëtuar në Rusi, deklaroi komisionerja ruse. Rreth 2,000 fëmijë ishin nga jetimoret dhe të shoqëruar nga kujdestarët, 1,300 prej tyre ishin kthyer në Ukrainë, ndërsa 400 në jetimoret ruse.

Largimi nga një konferencë është i rrallë edhe pse muajin e kaluar Kina bëri një veprim të ngjashëm ndaj OKB-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika