Rusia goditi qytetin ukrainas Krivi Rih gjatë natës

Zyrtarët lokalë njoftuan se forcat ruse kanë shënjestruar qytetin ukrainas Krivi Rih në një sulm me dron gjatë natës, duke plagosur të paktën një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa e automjete

Ushtarët ukrainas qëllojnë një obus vetëlëvizës 2S5 Giatsint-S drejt trupave ruse jashtë qytetit të vijës së parë të Bakhmut, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, në rajonin Donetsk, Ukrainë, 5 mars 2023, Reuters.

Zyrtarët lokalë, këtë të shtune, njoftuan se forcat ruse kanë shënjestruar qytetin ukrainas Krivi Rih në një sulm me dron gjatë natës, duke plagosur të paktën një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa e automjete.

Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes të qytetit, në Telegram ka shkruar se një burrë 26-vjeçar u shtrua në spital “me lëndime mesatare”. “Shkatërrimi [i shkaktuar nga sulmi] është i konsiderueshëm”, ka shkruar ai, duke shtuar se sulmet shkaktuan zjarr që “u shua menjëherë nga shpëtimtarët”.

Dronët goditën një ndërmarrje bujqësore, “duke shkatërruar një nga ndërtesat e saj dhe duke dëmtuar rëndë një tjetër”, ka shkruar Vilkul.

Zyrtari ka thënë se në këtë sulm janë dëmtuar shtatë kamionë.

Vilkul tha se situata ishte “nën kontroll” në Krivi Rih, një nga qytetet më të mëdha të provincës juglindore Dnipropetrovsk. “E gjithë infrastruktura e rëndësishme, transporti publik dhe institucionet sociale dhe mjekësore funksionojnë normalisht”, ka shkruar Vilkul.

Guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, tha se zjarri shpërtheu në dy vende pas sulmit, duke shkatërruar disa depo, pajisje dhe automjete.

“Zjarri përfshiu rreth 360 metra katrorë”, ka shkruar Lysak në një mesazh në Telegram.

Sulmet e fundit ruse vijnë teksa Ukraina kërkon të vazhdojë me kundërsulmin e saj kundër pushtimit rus.

Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën që do të përfshijë municione thërrmuese, tha më 7 korrik këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, përpara njoftimit zyrtar të Pentagonit. /REL

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika