Rusia i bën thirrje Turqisë që të tregojë përmbajtje në Siri

Pas shpërthimit të një bombe në qendër të Stambollit ditë më parë, Turqia ka filluar një fushatë bombardimi në Siri kundër caqeve kurde, ndërsa Rusia i ka bërë thirrje qeveris turke që të përmbahet nga sulmet

Ilustrim





Pas sulmeve ajrore turke kundër pozicioneve kurde në Siri, Rusia i ka bërë thirrje Turqisë që të tregojë përmbajtje.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të bindim partnerët tanë turq që të përmbahen nga përdorimi i tepruar i forcës në territorin sirian pavarësisht gjithçkaje,” ka thënë përfaqësuesi presidencial rus për Sirinë, Alexander Lavrentiev, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Lavrentyevi ka konfirumar se Moska nuk ishte informuar paraprakisht për sulmet ajrore turke.

“Ne sigurisht do t’u kërkojmë kolegëve tanë turq të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur një përshkallëzim të tensioneve jo vetëm në Sirinë veriore dhe verilindore, por edhe në të gjithë Sirinë,” shtoi ai.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka paralajmëruar për përshkallëzim të situatës, shkruan DW.

Faeser gjithashtu i bëri thirrje Turqisë, pas ofensivës në Siri dhe Irak, që të shmangë një përshkallëzim të dhunës.

Gjermania qëndron përkrah Turqisë në luftën kundër terrorizmit, “por reagimi duhet të jetë përpjesëtimor”, ka thënë Faeser në Ankara gjatë një takimi me homologun e saj turk Süleyman Soylu.

Ajo kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e civilëve.

Turqia e konsideron YPG-në një degë të PKK-së. Kjo parti konsiderohet organizatë terroriste në Gjermani, gjë që nuk vlen për YPG-në.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka thënë se Moska me siguri mund t’i kuptojë “shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj”.

“Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë nga të gjitha palët që të përmbahen nga marrja e masave që mund të çojnë në destabilizimin serioz të situatës”, citohet të ketë thënë Peskovi.

Që nga e diela, Turqia ka ndërmarrë sulme në Siri dhe Irak kundër pozicioneve të milicëve kurdë, të cilat i konsideron përgjegjëse për një sulm të kryer më 13 nëntor në qendër të Stambollit.

Rajonet e sulmuara janë nën kontrollin e milicisë kurde siriane YPG.

Kurdët mohojnë përgjegjësinë për shpërthimin e Stambollit, ashtu si edhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Kjo është tashmë ofensiva e pestë ushtarake e Turqisë në Sirinë veriore, një vend në luftë civile, ku trupat turke pushtojnë zona pranë kufirit dhe bashkëpunojnë me grupet kryengritëse.

Rusia, nga ana tjetër, mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika