Një zyrtar rus të premten në mëngjes ka treguar se mbrojtja ajrore e vendit kishte rrëzuar një raketë në rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën në veri, pranë qytetit ukrainas të Kharkiv.
“Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi raketa pranë rrethit Novoskolsk këtë mëngjes. Mbeturinat ranë në afërsi të hekurudhës. Linjat e energjisë u dëmtuan. Trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht”, ka thënë guvernatori i Belgorod, Vyacheslac Gladkoc, në një deklaratë, transmeton CNN.
“Ekuipazhet e urgjencës janë në rrugë, do të korrigjojnë situatën dhe më e rëndësishmja është se nuk ka viktima”, ka theksuar ai.
Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për dëmet e shkaktuara në një ndërtesë banimi në Belgorod të enjten. Zyrtarët rusë fajësuan Ukrainën, megjithësi këshilltari ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Rusia lëshoi një raketë në drejtim të Kharkiv dhe humbi objektivin e saj.