Rusia ka urdhëruar ligjin ushtarak për katër rajonet e aneksuara

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ligjin ushtarak për katër rajonet ukrainase të aneksuara ilegalisht, duke dyfishuar kështu një pushtim, të cilin, ai e përshkroi si të vështirë. Megjithatë, nuk dihet se çfarë ndryshimi do të sjellë ky ligj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.





Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, ka urdhëruar ligjin ushtarak për katër rajonet ukrainase të aneksuara ilegalisht.

Bëhet fjalë për rajonet e Ukrainës që janë: Luhank, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Dobësia e Rusisë në ditët e fundit në Kherson, dhe urdhëri për ligjin ushtarak, ishin më shumë shenja se pushtimi gati tetëmujor, i cili nuk po shkon siç ishte planifikuar.

Putin e ka pranuar se forcat e tij kishin vështirësi, duke thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit rus se “Ne po punojmë për të zgjidhur detyra shumë të vështira në shkallë të gjerë, për të garantuar sigurinë dhe të ardhmen e sigurt të Rusisë”, shkruan AP.

Në rajonin Kherson, që po mbulohet nga urdhëri i ligjit ushtarak, forcat ukrainase kanë zhveshur pozicionet ruse në bregun perëndimor të lumit Dnieper. Ndërsa, siç shkruan AP, forcat ruse shpresojnë se ujërat e gjera dhe të thella do të shërbejnë si pengesë natyrore kundër përparimit ukrainas.

Nuk është e qartë se çfarë ndryshimi do të sjellë ligji ushtarak. Por dihet se sigurisht se nuk do t’i bindë trupat ukrainase t’i lënë armët e tyre, pasi Kievi është i vendosur të rifitojë territorin e humbur.

Ndërkaq, udhëheqësi i Kremlinit ka forcuar gjithashtu sigurinë në të gjithë Rusinë, me futjen e tri niveleve të ndryshme të sigurisë.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika