Rusia konfirmon “dëmtimin” e anijes luftarake në Detin e Zi

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e tyre në Detin e Zi është dëmtuar pasi Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar një anije

Luftanija ruse Novocherkassk e Flotës Ruse të Detit të Zi ndodhet përballë qytetit port Sevastopol, Rusi më 27 korrik 2019.

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në Detin e Zi gjatë një sulmi nga Ukraina.

Sulmi ndodhi në portin e Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës të së hënës.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se anija e madhe ulëse Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara.

Një person u vra në sulm, sipas guvernatorit të Krimesë, Sergei Aksyonov, i vendosur nga Rusia, raporton BBC.

Ukraina ka thënë të martën se kishte kryer një sulm ajror në Krime që shkatërroi një anije ulëse tankesh të marinës ruse në atë që do të ishte, nëse konfirmohej, rasti i tretë i humbjeve të mëdha të pajisjeve ushtarake ruse në më pak se një javë.

Anija dyshohet se ka bartur dronë, të cilët Moska synonte t’i përdorte në luftën kundër Kievit.

“Rreth orës 02:30 [sipas kohës lokale] më 26 dhjetor, Forcat Ajrore sulmuan me raketa lundruese në zonën e Feodosias avionmbajtësin e madh, Novocherkassk, të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Feodosia është shtëpi e një baze të madhe detare të Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Në një njoftim paraprak nga autoritetet ukrainase u tha se Novocherkassk u “shkatërrua”, duke shtuar se “njerëzit thonë se po transportonte Shahed” – duke iu referuar dronëve kamikazë iranianë, që Rusia rregullisht i përdor kundër Ukrainës.

Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar, shpesh sulmon caqe në Krime, veçmas ato të ushtrisë ruse.

Në prill të vitit 2022, Kievi sulmoi luftanijen Moskva të Flotës së Detit të Zi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika