Rusia kontrollon një të pestën e Ukrainës

Kur kemi arritur 100 ditëshin e luftës në Ukrainë, Presidenti i Ukrainës Zelensky, tha të enjten se forcat ruse kontrollojnë një të pestën e vendit

ilustrim

Trupat ruse edhe pse të goditur dhe të zmbrapsur nga ushtria ukrainase për të pushtuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev-in, ato kanë përdorur fuqinë e tyre superiore të artilerisë për ti pushtuar rajonet lindore te Luhansk-ut dhe Donetsk-ut, të njohura së bashku si Donbas, ku separatistët e Kremlin-it janë duke luftuar me trupat ukrainase nga viti 2014.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka zgjeruar kontrollin, mbi territorin ukrainas nga një zonë afërsisht sa madhësia e Holandës, përpara se të fillonte pushtimi në një zonë tani sa madhësisë e Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgu-t së bashku. Sipas tij, kontrolli mbi këtë pjesë aq të madhe mund t’i japë Presidentit rus Vladimir Putin një ndikim të madh në çdo bisedë të ardhshme për dialog, për t’i dhënë fund luftës, raporton The New York Times.

Por, rrjedha e luftës është e paparashikueshme dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Ndërsa, Rusia kontrollon një pjese të madhe në lindje të Ukrainës, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e 20 qyteteve të vogla në një kundërofensivë në jug të vendit, tha një zyrtar rajonal Henndaiy Lahuta, në televizionin kombëtarë të Ukrainës.

Një gjë që mund të ndryshoje rrjedhën e luftës, në mes këtyre betejave intensive që po zhvillohen dhe humbjeve të rënda të pësuara nga të dyja palët, është ardhja e armeve më të sofistikuara dhe më të fuqishme nga vendet perëndimore.

ilustrim

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, deklaroi këtë jave se do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të avancuara raketash që mund të qëllojnë pozicionin e armikut, nga një largësi rreth 80 kilometra, raporton The New York Times. Gjithashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, premtoi të dërgojë një sistem raketash të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe një radar të aftë të zbuloj dhe të piketoj artilerinë ruse.

Zelensky në fjalimin e tij të drejtuar kombit, të enjten u shpreh edhe për rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve nga Ukraina, ai këtë dëbim e quajti si “një nga krimet më të tmerrshme të luftës së Rusisë”.

ilustrim

Por, Rusia ka mohuar se njerëzit janë të detyruar të largohen nga Ukraina, duke thënë se rreth 1.5 milionë ukrainas janë evakuuar për në Rusi për sigurinë e tyre. Të enjtën, Ministria e Mbrojtjes ruse tha se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evakuuar 18 mijë e 886 njerëz nga Ukraina lindore, duke përfshire 2 mijë e 663 fëmijë.

Zyrtarët amerikan kanë refuzuar këtë pretendim të Rusisë, se goja se janë duke u ofruar ukrainasve ndihma humanitare, pra duke i zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Kremlin-i, raporton The New York Times.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika