Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kiev

Ky ishte sulmi i gjashtë i tillë në kryeqytetin ukrainas këtë muaj dhe pjesë e një tufe të madhe dronësh, të cilët i goditën pjesë të Ukrainës qendrore, jugore dhe perëndimore, thanë forcat ajrore ukrainase

Forcat ukrainase duke qëlluar me artileri drejt caqeve ruse afër Bakhmutit. 13 prill 2023, Reuters.

Ushtria ruse e sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të premten në mëngjes, duke i plagosur dy persona dhe duke shkaktuar dëme në prona.

Ky ishte sulmi i gjashtë i tillë në kryeqytetin ukrainas këtë muaj dhe pjesë e një tufe të madhe dronësh, të cilët i goditën pjesë të Ukrainës qendrore, jugore dhe perëndimore, thanë forcat ajrore ukrainase.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 24 prej 28 dronëve të cilët e sulmuan.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkroi në Telegram se një dron e kishte goditur një ndërtesë banimi në rrethinën Solomianski, në jug të qendrës së qytetit, duke shkaktuar zjarr në katet e sipërme të saj, shkruan Rel.

Zjarri u shua shumë shpejt, sipas tij.

Shërbimet emergjente thanë se disa banesa u dëmtuan në katet 24, 25 dhe 26 të ndërtesës së lartë të banimit.

Dy persona u lënduan, njëri prej të cilëve është duke u mjekuar në spital.

Incidenti ndodhi qindra metra larg një spitali të lindjes.

Klitschko tha, po ashtu, se copëzat e dronëve ia vunë zjarrin një shtëpie që ishte duke u ndërtuar në rrethinën Darnitski në bregun lindor të lumin Dniepër. Ai tha se nuk kishte të lënduar atje.

Serhiy Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit, raportoi se copëzat e dronëve të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi në një rrethinë tjetër, Holosivski, në jug të qendrës së qytetit.

Potko postoi fotografi, ku shiheshin dritare të thyera dhe banesa të dëmtuara rëndë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika