Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kiev dhe Mikolaiv

Forcat ruse sulmuan infrastrukturën energjetike në rajonin jugor të Mykolaiv, ndërsa lëshuan 56 dronë dhe një raketë në një sulm gjatë natës në Ukrainë

Rusia e ka sulmuar Ukrainën me 56 dronë dhe një raketë lundruese mëngjesin e së enjtes, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se kryeqyteti u sulmua nga dronët ruse, ndërsa Vitaliy Kim, guvernatori i Mikolaiv, tha se në shënjestër të sulmeve ruse ishte infrastruktura energjetike e rajonit jugor.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 22 dronë rusë mbi rajonet Sumi, Kiev, Poltava, Çernihiv, Zitomir, Mikolaiv, Çerkasi, Odesa dhe Ternopil, ndërsa 27 dronë u rrëzuan nga bllokimi elektronik, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 13 dronë ukrainas mbi tri prej rajoneve të saj të enjten, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika