Rusia kryen sulme në Kharkiv, Zelensky njofton për marrjen në kontroll të disa zonave

Rusia është duke kryer sulme në Kharkiv, derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë zonat pranë territorit ku patën hyrë forcat ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov, ka thënë se sulmet e sotme të Rusisë në rajonin ukrainas të Kharkivit vranë dy persona dhe plagosën afro 30 të tjerë.

Gjatë fjalimit të tij të premten, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kishin rimarrë zonat pranë territorit ku patën hyrë forcat ruse gjatë sulmit të papritur në këtë rajon.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve ruse “Interfax” ka cituar ministrin e Mbrojtjes së Rusisë të deklaronte se trupat e Moskës kanë marrë nën kontroll zonën Arkhanhelske, në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Po ashtu, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, forcat ruse po përparojnë në rajonin Kharkiv, pasi kanë zmbrapsur dy kundërsulme të forcave ukrainase. /VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika